SBASHK-u nuk ndryshon qëndrim do të ketë grevë deri në plotësimin e kërkesave
Pas shumë kërkesave për rritjen e koeficientit të pagave të mësimdhënësve deri në 30%, Qeveria e Kosovës nuk mori masa për këtë kërkesë, për këtë arsye, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknologjisë (SBAShK) vendosi që nga 14 Janari të hyjë në grevë të përgjithshme deri sa Qeveria e Kosovës të merrë masa, […]
Pas shumë kërkesave për rritjen e koeficientit të pagave të mësimdhënësve deri në 30%, Qeveria e Kosovës nuk mori masa për këtë kërkesë, për këtë arsye, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknologjisë (SBAShK) vendosi që nga 14 Janari të hyjë në grevë të përgjithshme deri sa Qeveria e Kosovës të merrë masa, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë po inisiston që ta ndalojë këtë grevë, por SBAShK-u nuk i dëgjon kërkesat e të tjerëve.
SBAShK-u përsëri deklaroi se nuk do të tërhiqemi nga greva, për deri sa Qeveria e Kosovës nuk merr masa për rritjen e koeficientit të pagës deri në 30% për mësimdhënësit.
Gjatë një takimi të sotshëm, Rrahman Jasharaj, Kryetari i SBAShK-ut me anëtarët e Komisionit për Arsim, ku aty mori pjesë edhe Shyqiri Bytyqi, ministri i Arsimit, deklaroi se nuk po kërkohet ngritje pagash, por përmirësim të koeficientit, për arsye që arsimit ta ketë vendin që e meriton.
Rrahman Jasharaj, kryetari i SBAShK-ut tha se: “Nuk kërkojmë lëmoshë, por kërkojmë 30 për qind të rritet koeficienti që sistemi arsimor të ketë vendin meritor. Mësimdhënësit e demotivuar nuk mund të ngritin cilësinë në arsim”.
Sipas, Ymeri Ymerit nga SBAShK-u ky ligj aktual i pagave është duke shkelur parimin e bazueshmërisë.
Ymer Ymeri tha se: “Për shembull, psikologu i shkollës paguhet më pak se psikologu i një qendre klinike. Nuk po kërkojmë rritje pagash, por për punën e njëjtë të paguhemi barabartë”.
Ndërsa, Shyqiri Bytyqi përsëri tha se greva nuk është zgjidhje, Bytyqi tha se Qeveria i ofroi një ofertë për lëvizjen e koeficientit të pagave, por Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknologjisë (SBAShK) nuk po e pranon.