SBAShK-u nuk lëshon pe: Ky është alarmi i fundit për qeverinë

08.04.2022

Për këtë protestë ka folur edhe kryetari i rizgjedhur i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai ka thënë se kjo protestë e sotme është alarm i fundit për qeverinë, pasiqë sipas tij është pritur gjatë në përmbushjen e kërkesës së kësaj sindikate. “Ngjarja e sotme, në të vërtetë, është alarm i fundit për qeverinë, ngase është pritur […]

SBAShK-u nuk lëshon pe: Ky është alarmi i fundit për qeverinë Foto: Ilustrim

Për këtë protestë ka folur edhe kryetari i rizgjedhur i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kjo protestë e sotme është alarm i fundit për qeverinë, pasiqë sipas tij është pritur gjatë në përmbushjen e kërkesës së kësaj sindikate.

“Ngjarja e sotme, në të vërtetë, është alarm i fundit për qeverinë, ngase është pritur gjatë në përmbushjen e kërkesës sonë, e cila është minimale, të thuash, për të ecur më tutje”, u shpreh Jasharaj.

Po ashtu, i pari i SBAShK-ut ka thënë se që nga muaji nëntor i vitit të kaluar është pritur në realizimin e kërkesave të kësaj sindikate.

“Ministri Sveçla na ka premtuar se me përfundimin e shkurtit, do të përfundojë versioni  i parë i Ligjit pë Paga dhe muaji mars do të jetë takimi me sindikatat për të dëgjuar zërin sindikalist”, deklaroi, mes tjerash, Jashari, duke shtuar se, “nëse nuk dëgjohet zëri i sindikatave, i bëj thirrje Qeverisë që mos të lodhet kot me përpilimin e ligjit, se atë ligj e konsiderojmë që nuk është i yni”, tha ai për RTK-në.

Gjithashtu, Jasharaj ka shtuar se në rast se gjendet ndonjë pajtueshmëri mes palëve për Ligjin për paga, në të ardhmen nuk do të kishte ndonjë problem të kalibrit të tillë çfarë është sot.

“Në fakt, kërkesat ton në të ardhmen do të ishin në përmirësimin e kushteve të punës e jo për paga”, deklaroi Jashari.