SBASHK-u nuk lëshon pe: Do të kthehet greva tre javore në arsim nëse qeveria vazhdon me këtë sjellje

13.11.2021

“Qeveria duhet të ndërroj qasje ndaj sindikatave, ngase ne jemi në bashkëpunim me ta dhe po mundohemi që mos të ketë protesta masive për hir të situatës. Unë jam i sigurt, që nëse vazhdohet kështu me barikadimin e Qeverisë, me mos takimet me sindikatat, sidomos rreth Ligjit për Paga dhe çështjeve të tjera atëherë unë […]

SBASHK-u nuk lëshon pe: Do të kthehet greva tre javore në arsim nëse qeveria vazhdon me këtë sjellje Foto: Ilustrim

“Qeveria duhet të ndërroj qasje ndaj sindikatave, ngase ne jemi në bashkëpunim me ta dhe po mundohemi që mos të ketë protesta masive për hir të situatës.

Unë jam i sigurt, që nëse vazhdohet kështu me barikadimin e Qeverisë, me mos takimet me sindikatat, sidomos rreth Ligjit për Paga dhe çështjeve të tjera atëherë unë kam frikë, se në arsim do të kthehet ajo greva tri javore, dhe ne këtë nuk e dëshirojmë”.

“Pra për t’i ikur të gjitha mundësive të këqija, Qeveria duhet të ulet me sindikatat dhe shohë se cili është fati i Ligjit të Pagave, dhe nëse ka edhe kërkesa të tjera buxhetore ne i kuptojmë, pra ikja nga dialogu me ne e ka krijuar këtë situatë e cila rëndohet, dhe protestat e tilla mund të jenë edhe më masive, por e keqja më e madhe se protestat është nëse sistemi shëndetësorë apo arsimor, bllokohet në tërësi nga grevat e mundshme”, tha Jasharaj për EO.

Mirëpo, Jasharaj po vlerëson lartë bashkëpunimin me ministrinë e Arsimit.

“Kam biseduar me sindikatat e tjera dhe unë po flas vetëm për SBAShK, dhe i kemi dërguar shumë letra kryeministrit, e ministrit Murati, mirëpo asnjëherë nuk kemi marr përgjigje pozitive, por me Ministrinë e Arsimit i kemi bashkëpunimin e sinqertë mirëpo nuk ka kapacitete buxhetore që të realizojë kërkesat tona”.