SBASHK-u kërcënon me grevë nëse Qeveria nuk ndan mjetet në kuadër të Ligjit për paga

27.02.2020

Është rikthyer përsëri tema e Ligjit për paga, ku ky Ligj është e pezulluar deri më 30 mars 2020, ndërsa Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) i ka bërë thirrje qeverisë që në Ligjin e Buxhetit për vitin 2020 të planifikojë edhe mjetet në kuadër të Ligjit për Paga. SBAShK-u në një […]

SBASHK-u kërcënon me grevë nëse Qeveria nuk ndan mjetet në kuadër të Ligjit për paga Foto: SBASHK - Facebook

Është rikthyer përsëri tema e Ligjit për paga, ku ky Ligj është e pezulluar deri më 30 mars 2020, ndërsa Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) i ka bërë thirrje qeverisë që në Ligjin e Buxhetit për vitin 2020 të planifikojë edhe mjetet në kuadër të Ligjit për Paga.

SBAShK-u në një komunikatë për media ka theksuar se nëse Ministria e Financave (MF) nuk bënë planifikim buxhetor për Ligjin e Pagave atëherë do të ketë bojkotim të procesit mësimor.

“Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin arsimor  do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  dhe grevë në nivel vendi  nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se: “SBASHK-u i drejtohet me këshillën publike Kryeministrit Kurti  dhe Qeverisë së Republikës  së Kosovës që  duke planifikuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2020  të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit më të drejtë e presin mijëra të punësuar në sektorin publik e mes tyre edhe ata në sektorin e arsimit”.

“SBASHK-u me qëllim që çështjet të sqarohen me dialog i ka dërguar kërkesë Kryeministrit Albin Kurti  për takim  në afatin më të afërt të mundshëm , qoftë edhe në ditët e vikendit, ndërsa të hënën do të mbaj takim të jashtëzakonshëm konsultativ lidhur me situatën me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve për të marrë hapa  dhe veprime konkrete bazuar  karshi  situatës”, thuhet në komunikatën e bërë nga SBASHK-u.