SBAShK-u “këmbëngul” që mësimi të vazhdojë nëpër shkolla

Masat e reja që ka paraqitur Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë po vlerësohen jo mjaft të efektshme. Sipas njohësve të arsimit mësimi online në universitet është i mangët e nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thanë se do ishte e udhës të mbahet mësimi në shkolla.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në masat e reja anti-covid ka paraparë që arsimi i lartë të kalojë plotësisht në versionin online.

E nga Sindikata e Arsimit thonë se sa më shumë që të mbahet mësimi në shkolla është më mirë për nxënësit.

“Duke përcjellë vullnetin e mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë nëpër shkolla, jemi shprehur që mësimi sa më gjatë të vazhdohet në shkolla. Kjo sa më gjatë nënkupton që mësimi duhet të vazhdojë në shkolla deri në fund të vitit shkollor”, deklaroi Rrahman Jasharaj për RTV Dukagjini.

Kohët e fundit disa shkolla janë mbyllur për arsye se mësimdhënës dhe nxënës të shkollave janë infektuar me COVID-19.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.