SBASHK tregon pse s’duhet të mbahet mësimi të hënën: Jo që duam të pushojmë, por të jemi të sigurt

12.10.2021

Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore. Në këtë kërkesë thuhet: “Presidentja e Republikës së Kosovës, znj .Vjosa Osmani, në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka…

SBASHK tregon pse s’duhet të mbahet mësimi të hënën: Jo që duam të pushojmë, por të jemi të sigurt

Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore.

Në këtë kërkesë thuhet:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj .Vjosa Osmani, në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në këtë rast shkollat nëpër komunat e Kosovës janë lokacionet në të cilat do të zhvillohet i tërë procesi zgjedhor sipas kërkesave të parapara nga KQZ.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale me 17 tetor 2021 nënkupton që shkollat në të gjitha komunat do të jenë në dispozicion të KQZ së paku deri ora 19:00, në kohën e paraparë të mbylljes së procesit zgjedhor. E gjithë kjo do të reflektojë në punën personelit shkollor që të përgatiten për mbarëvajtjen e procesit mësimor të rregullt të hënën me 18 tetor 2021.

Duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë Covid 19 si dhe me udhëzimet e IKSHP-së për masat dhe rregullat e procesit mësimor, do të jetë e pa mundur për shkollat që të jenë të gatshme për procesin mësimor ditën në vijim pas zgjedhjeve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se dikush mund ta kuptojë se po dëshirojnë pushim, mirëpo është më mirë të jemi të sigurt.

“Ato janë propozime të qëlluara pasi që zgjedhjet do të zhvillohen gati në të gjitha institucionet arsimore, dhe do të ketë mjaft qytetarë që do të shkojnë për të votuar.

Mbase do të ishte mirë që e hëna të shfrytëzohet që shkollat të pastrohen, të dezinfektohen që të martën mos të kemi shqetësime mos po na ndodh ndonjë paraqitje me Covid-19.

Dikush mund ta kuptojë se po duam të pushojmë por më mirë është të jemi të sigurt. Sidoqoftë ne do të pajtohemi me vendimin e MASHTI-t”, u shpreh ai për IndeksOnline.

Etiketat

Ofertat e fundit