SBAShK: Shtatzënat dhe të sëmurët të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në punë

07.09.2021

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022 kanë qenë temë kryesore e diskutimit në një takim virtual në të cilin kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të SBAShK-ut dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë. Në këtë takim virtual, […]

SBAShK: Shtatzënat dhe të sëmurët të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në punë Foto: Ilustrim

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022 kanë qenë temë kryesore e diskutimit në një takim virtual në të cilin kanë marrë pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, përfaqësues të SBAShK-ut dhe ata të Këshillit të Prindërve në Prishtinë.

Në këtë takim virtual, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, ku edhe ka potencuar disa çështje të cilat duhet të zgjidhen.

Nga SBASHK-u kanë thënë se duhet zgjidhje konkrete për punëtoret shtatzëna në arsim, nëse vazhdon të mbetet në fuqi vendimi që ato të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në punë dhe e punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda, të cilët duhet të vazhdojnë të marrin paga të plota, por të lirohen nga procesi mësimor sepse sipas tyre sëmundja nuk i lë të jenë në nivel të detyrës dhe se prekja me covid për ta do të ketë pasoja fatale.

“Duhet zgjidhje konkrete për punëtoret shtatzëna në arsim, nëse vazhdon të mbetet në fuqi vendimi që ato të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në punë dhe e punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda, të cilët duhet të vazhdojnë të marrin paga të plota, por të lirohen nga procesi mësimor sepse sëmundja nuk i lë të jenë në nivel të detyrës dhe se prekja me covid për ta do të ketë pasoja fatale. Angazhimi për ta obligim moral e njerëzor i institucioneve ndaj tyre” thuhet në komunikatën e SBASHK.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se numri i të vaksinuarve në këtë sektor është afruar shifrës prej 90%.

Njoftimi i plotë i SBAShK-ut:

Nga takimi online i Nagavci me Drejtoritë arsimore, SBASHK-un dhe të tjerët

SBASHK- Gatishmëri për fillimin e vitit të ri shkollor, por ka çështje që duhen zgjidhur

Duhet zgjidhje konkrete për punëtoret shtatzëna në arsim, nëse vazhdon të mbetet në fuqi vendimi që ato të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në punë dhe e punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda, të cilët duhet të vazhdojnë të marrin paga të plota, por të lirohen nga procesi mësimor sepse sëmundja nuk i lë të jenë në nivel të detyrës dhe se prekja me covid për ta do të ketë pasoja fatale.

Angazhimi për ta obligim moral e njerëzor i institucioneve ndaj tyre. Në takimin nga larg të organizuar nga MASHTI me drejtorët e Drejtorive arsimore, me përfaqësues të SBASHK-ut e të prindërve është debatuar lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Ministrja Nagavci dhe drejtorët kanë deklaruar se janë bërë përgatitjet e mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor më 13 shtator.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj edhe në këtë takim ka kujtuar se punëtorët e arsimit kishin shprehur gatishmëri për fillimin e vitit të ri shkollor edhe më 1 shtator, por respektojnë çdo vendim që sjellin institucionet gjegjëse. Ai ka shtuar se kjo gatishmëri për fillimin e vitit të ri shkollor është edhe tani mes punëtorëve arsimor kudo në Kosovë dhe se gëzon fakti se numri i të vaksinuarve në këtë sektor është afruar të shifrës prej 90%.

Kryetari Jasharaj u është drejtuar Ministres Nagavci dhe gjithë pjesëmarrësve të këtij takimi se është për t’u përshëndetur gatishmëria dhe angazhimi i të gjitha palëve për fillimin e vitit të ri shkollor, por janë dy çështje që duhet zgjidhur , jo me deklarime, por me veprime konkrete të institucioneve qendrore e lokale. Ai në emër të SBASHK-ut ka kërkuar që t’u drejtohet apel publik kolegëve të diplomuar e që nuk janë të punësuar, që të angazhohen vullnetarisht në sistemin arsimor me qëllim që të zëvendësojnë të punësuarat shtatzëna, nëse Qeveria vazhdon me vendimin që ato të lirohen nga obligimi për paraqitje fizike në vendet e punës sepse ato do ta kenë të pamundur që të kyçën nga larg në procesin mësimor nëse zhvillohet në institucione arsimore, ngase shumica e shkollave nuk e kanë këtë mundësi dhe se do të ketë rrezik të vazhdueshëm që nxënësit të kenë përplasje e probleme nëse ata do të jenë në klasë pa prezencën e mësimdhënësit.

Një çështje që duhet zgjedhur e që SBASHK-u e ka ngritur vazhdimisht është edhe obligimi moral e njerëzor që të gjithë, por në veçanti institucionet e kanë ndaj punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda, shëndeti i të cilëve do të rrezikohet edhe më shumë nga Covid nëse obligohen të shkojnë në punë. SBASHK-u është kategorik se ata duhet të vazhdojnë të marrin pagë të plotë, por të lirohen nga procesi mësimor duke i zëvendësuar me mësimdhënës vullnetar, ose duke siguruar Qeveria mjete në emër të mbështetjes në kushte pandemie dhe të angazhojë kuadro të kualifikuara dhe të paguhen për punën dhe angazhimin e tyre.

Qeveria duhet ta di se këta punëtorë arsimor, jo që nuk duan, por sëmundja nuk i lë të jenë në nivel të detyrës dhe se prekja me covid për ta do të ketë pasoja fatale. Angazhimi për ta obligim moral e njerëzor i institucioneve ndaj tyre dhe prandaj duhet gjetur mjete buxhetore dhe të zgjidhet çështja e tyre ashtu si duhet për këtë vit shkollor, që shoqërohet me sfida e probleme për shkak të pandemisë, e pastaj të krijohet zgjidhje ligjore e afatgjate për ta.