SBASHK-u: Nesër shkollat nuk punojnë, punëtorët e arsimit në protestë

19.05.2022

Në komunikatë të SBASHK-ut është deklaruar se vendimi për protestë është marrë në një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Gjithashtu lutet Qeveria që të reflektojë, në të kundërtën SBASHK deklaron se do të shkojë drejt veprimeve edhe më radikale. Njoftimi i plotë i tyre: Duke u bazuar në […]

SBASHK-u: Nesër shkollat nuk punojnë, punëtorët e arsimit në protestë Foto: Ilustrim

Në komunikatë të SBASHK-ut është deklaruar se vendimi për protestë është marrë në një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

Gjithashtu lutet Qeveria që të reflektojë, në të kundërtën SBASHK deklaron se do të shkojë drejt veprimeve edhe më radikale.

Njoftimi i plotë i tyre:

Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale  në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës  është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë  do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit.

Duke u bazuar në këtë  pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse   punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës.

SBASHK-u shpreh keqardhje për gjendjen e krijuar e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër.

Përfaqësuesit e Këshillave të prindërve i ftojmë të jenë pjesë e protestës sonë me qëllim që të forcohet zëri i përbashkët drejtuar Qeverisë që  të dialogojë me sindikatat  dhe të angazhohet për zgjedhjen e kërkesave të tyre legjitime.

Po ashtu apelojmë të prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre nesër mos t’i nisin për në shkollë sepse shkollat janë pa personelin arsimor, të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar të protestojnë  në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre.

Në këtë protestë do të jenë edhe anëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha Universitetet e Kosovës, kurse nga anëtarësia jonë në çerdhe kërkojmë mirëkuptim në mënyrë që puna atje të mos ndalet nesër, por përfaqësues nga këto institucione të marrin pjesë në protestë pa e cenuar rrjedhën e procesit të punës  në çerdhe.

Të lutemi bashkë që Qeveria të reflektojë dhe të mos kemi arsye të shkojmë drejt veprimeve edhe më radikale.