SBASHK paralajmëron greva nëse vazhdon pezullimi i Ligjit të Pagave

01.03.2020

Ditë më parë SBASHK-u kishte njoftuar se nëse Ministria e Financave nuk i bën këto planifikimet buxhetore dhe nëse qeveria e përkrahë një ide të tillë atëherë do të mbahen greva në tërë sistemin arsimor. “Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  […]

SBASHK paralajmëron greva nëse vazhdon pezullimi i Ligjit të Pagave Foto: Ilustrim

Ditë më parë SBASHK-u kishte njoftuar se nëse Ministria e Financave nuk i bën këto planifikimet buxhetore dhe nëse qeveria e përkrahë një ide të tillë atëherë do të mbahen greva në tërë sistemin arsimor.

“Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin arsimor  do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  dhe grevë në nivel vendi  nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike”, thuhej në komunikatën e SBASHK-ut.

Ndërsa sot bëhet e ditur se nëse Ministria e Financave nuk i përfshin në Ligjin për buxhetin e këtij viti mjetet financiare për zbatimin e Ligjit të pagave dhe në rast se Gjykata Kushtetuese e vazhdon masën e pezullimit për këtë ligj, arsimi në Kosovë rrezikon të futet në grevë të përgjithshme.

Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai i ka dërguar një letër Qeverisë Kurti, ku ka kërkuar takim sa më të shpejtë me kryeministrin për të t’ia shfaqur shqetësimet e punëtorëve të arsimit rreth Ligjit të pagave.

Të hënën, SBASHK-u pritet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me kryetarët e nivelit sindikal në komuna, ku do të merret vendimi për hapat që do t’i ndërmarrin. Jasharaj tha se presin që Gjykata Kushtetuese të mos e vazhdojë masën e pezullimit të këtij ligji dhe që nga muaji i ardhshëm të nisë zbatimi i tij.

“Në bazë të komunikimeve me kolegët, situata aktuale në terren është e tensionuar pasi ne kemi disa informata që në Ligjin për buxhet nuk do të parashihet buxhet për implementimin e Ligjit të pagave. Po ndodhi kjo do të futemi në një situatë të tmerrshme, ku do të shtohen tensionet dhe në sistemin e arsimit mund të kthehet janari i vitit të kaluar me grevë të përgjithshme. Uroj që Qeveria Kurti dhe ministri i Financave t’i parashohin mjetet e të mos krijohet një situatë e tillë”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj transmeton GazetaBlic.