SBASHK: Nëse nuk zbatohet Ligji për Paga do të ketë greva

25.08.2019

Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se do fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari. Ai për KosovaPress, ka treguar nëse do të ketë greva në këtë vit shkollor, derisa ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të lejojë testimin e mësimdhënësve. […]

SBASHK: Nëse nuk zbatohet Ligji për Paga do të ketë greva Foto: Ilustrim

Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se do fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari.

Ai për KosovaPress, ka treguar nëse do të ketë greva në këtë vit shkollor, derisa ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të lejojë testimin e mësimdhënësve.

Jashari ka theksuar se nuk ka elemente se në shtator me fillim të vitit shkollor do ketë greva, me përjashtim të komunës së Kamenicës, por që sipas tij, SBASHK-u është duke e përcjellë gjendjen.

Sipas Jashari, greva në arsim dhe në gjithë sektoret në Kosovë mund të ketë vetëm nëse nuk zbatohet Ligji për Pagat i cili po pritet që të hyjë në zbatim nga muajin dhjetor.

Duke folur për mënyrën se si arritën përmes grevës tri javore në janar të vitit 2019, ta rrisnin koeficientin për mësimdhënësit, Jashari ka theksuar se orët e humbura asnjëherë nuk do zëvendësohen.

Kryetari i SBASHK-ut po ashtu ka thënë prerë se kjo sindikatë nuk do lejojë testimin e mësimdhënësve, por kërkojnë profesionalizëm më të madh tek inspektorati i Arsimit në Kosovë.

Kujtojmë që sistemi arsimor në Kosovë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2018/2019 e nisi me tre javë vonesë për shkak të grevës që kanë mbajtur mësimdhënësit ku kërkesa e tyre ishte rritja e koeficientit.