Çlirim Gashi
09.04.2019, 11:33

SBASHK: Nëse mësuesit e klasave 1-5 barazohen me ata 6-9, kompensojmë 1 javë të orëve të humbura

Mblidhet SBASHK-u, diskutojnë për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva 3 javëshe për arsye të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%.

Në ora 11:14, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thirrur në mbledhje kryesinë e vet për të diskutuar për zëvendësimin e orëve të humbura.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut tha se do të jenë dy pika të rendit të punës, raporton KTV.

“Raportimi i situatës në arsim ku kërkojmë nga ministri i Arsimit për ta vënë në jetë ligjin për mësimdhënësin nëpërmjet një udhëzimi administrativ”, tha Jasharaj.

Po ashtu ai tha se: “Do të raportojnë për gjendjen aktuale si dhe marrjen e vendimit për hapa të mëtutjeshëm për ditët e mësimit”.

Në ora 11:57, Rrahman Jasharaj tha se nëse Parlamenti voton dhe bën ngritjen e koeficientit e mësimdhënësve të klasave 1 deri 5 baras me ata 6 deri në 9, atëherë do të kompensohet një javë në fund të vitit shkollor.

“Të barazohen edhe sekretarët edhe pedagogët. Të gjithë votuan pro. Ne zotohemi se do ta mbajmë një javë në fund të vitit por nëse kjo nuk ndodh atëherë s’ka zëvendësime”.

“Ju e autorizoni SBASHK-un që ta bëjë një kërkesë që ministri ta tërheq definitivisht vendimin për orët e humbura”, tha Jashraj,

“Po gabon kushdo që mendon se do t’i zëvendësojmë 3 javë”.