SBASHK mori vendimin për grevën po ashtu deklaruan se Qeveria mashtroi me shifrat
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës sot bëhen një javë që kanë hyrë në grevë, ku arsyeja e grevës është rritja e koeficientit të pagës deri në 30%, ku Qeveria e Kosovës dje i ofroi një ofertë por, SBAShK-u nuk e pranoi atë ofertë, ata ofruan 20 milionë euro më shumë në vit,…
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës sot bëhen një javë që kanë hyrë në grevë, ku arsyeja e grevës është rritja e koeficientit të pagës deri në 30%, ku Qeveria e Kosovës dje i ofroi një ofertë por, SBAShK-u nuk e pranoi atë ofertë, ata ofruan 20 milionë euro më shumë në vit, për mësimdhënësit, por SBAShK-u tha se Qeveria mashtroi me shifrat, në vend të 20 milionëve ofroi 12 milionë euro.
Sot, pas takimit tëSBAShK-ut me Këshillin Drejtues të Sindikatës, morën vendim që greva të vazhdojë deri sa Qeveria e Kosovës ti plotësojë kërkesat, për shkak që Kryeministri i Kosovës, pasi dje i ofroi një ofertë, por ata nuk e pranuan sepse oferta ishte e ulët.
Gjatë takimit të sotshëm, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj tha se: “Oferta e Kryeministrit dhe Komisionit Paralmentar nuk pranohet për dy shkaqe sepse oferta është e ulët. Ne jemi të gjithë bashkë të gjitha nivelet e arsimit, prandaj çdo zgjidhje do ta analizojmë për të gjithë. I mbetet qeverisë të sjellin një ofertë shumë më ndryshe, një ofertë të jenë të gjithë të punësuarit e arsimit”.
Po ashtu, Kryetari i SBAShK-ut tha se greva do të vazhdojë deri sa Qeveria ti plotësojë kërkesat e tona, po ashtu ai tha se të gjithë anëtarët dhe Këshilli Drejtues janë të pajtimit që të vazhdojë greva deri sa të rritet koeficienti i pagave deri në 30%.
Ymer Ymeri, foli për ofertën që i bëri dje Kryeministri i Kosovës, SBAShK-utku ai tha se 20 milionëshi është përmendur vetëm sa për t’i bindur që ta vazhdojnë mësimin.
Po ashtu, Ymer Ymeri tha se: “Shuma totale del 12 milionë, por jo 20 milionë sa e përmendi kryeministri. Nëse përfshihen të gjithë, pra universitetet dhe punëtorët teknikë, me këtë ngritje nevojiten 17 milionë euro. Shuma 20 milionë është thënë vetëm sa për opinionin, dhe për të tentuar të fillojë mësimi sot”.