SBASHK: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi, të dezinfektohen shkollat

12.10.2021

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u ka deklaruar se është në përkrahje të propozimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) që dita e hënë (18 tetor) të shfrytëzohet për dezinfektimin e ambienteve shkollore. “SBASHK-u përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat […]

SBASHK: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi, të dezinfektohen shkollat Foto: Ilustrim

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u ka deklaruar se është në përkrahje të propozimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) që dita e hënë (18 tetor) të shfrytëzohet për dezinfektimin e ambienteve shkollore.

“SBASHK-u përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe punëtorëve arsimor.

Ky propozim është i qëlluar ngase të dielën e 17 tetorit ambientet e shkollave do të përdorën për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe në ambientet e tyre do të kenë prani të shumë votuesve dhe ekziston frika e arsyeshme se virusi mund të vij dhe të mbetët në shkollë dhe të rrezikojë pastaj shëndetin e nxënësve dhe gjithë personelit të shkollës dhe kjo do të bënte që të kemi edhe cenim të procesit mësimor, i cili për momentin ka rrjedhë të mbarë”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se presin nga MASHTI që të merr një vendim për këtë çështje.

“SBASHK-u beson se edhe MASHTI do ta analizojë drejt çështjen dhe do të sjell vendim meritor lidhur me të hënën e 18 tetorit dhe do të mbështes Drejtoritë Arsimore që ato ta monitorojnë situatën dhe të kontribuojnë që shkollat të jenë të përgatitura e të sigurta për të vazhduar me procesin mësimor”, thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.