SBAShK: Kurti do protesta e greva, ia plotësojmë dëshirën në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar protesta dhe greva në shtator.

SBAShK: Kurti do protesta e greva, ia plotësojmë dëshirën në shtator

Ata përmes një komunikate për media kanë thënë se kanë bërë gjithë angazhimet dhe nuk i kanë ndalur përpjekjet  që kërkesat legjitime të anëtarësisë të gjejnë zgjedhje të pranueshme.

“Kryeministri Kurti bashkë me  ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave  dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë  e duke parë se  Kryeministri Kurti  nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse  të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave  të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin.


SBASHK-u  dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së  filluan me veprime sindikale  duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u shpreh se ishin të gatshëm të hynin në grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe këtë e prezantoi në takimet në kuadër të BSPK-së.

Nga SBASHK-u kanë shtuar se Kurtit dhe Qeverisë së një gjë e tillë nuk i bëri përshtypje dhe se me këtë ata sikur nuk po duan dialog e qetësi sociale, po protesta e greva.

“SBASHK-u duke respektuar zërin e anëtarësisë  ishte i gatshëm të shkonte në grevën e përgjithshme  në tërë sektorin e arsimit dhe këtë e prezantoi në takimet në kuadër të BSPK-së, por Ligji mbi grevat e obligonte të  përdorej  edhe mundësia   e fundit në përpjekje për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin ligjor.

Sindikatat  e respektuan Ligjin dhe caktuan  ndërmjetësuesin ligjor, i cili edhe bëri gjithë angazhimet brenda kompetencave ligjore të tij, por as kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit dhe Qeverisë së tij dhe me këtë ata sikur  nuk po duan dialog e qetësi sociale, po  protesta e greva”, shkruan ata.

Tutje, në komunikatë thuhet se shtatori do t’i gjejë shkollat në grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete.

“Duke u përballur me qasjen e tillë të Kurtit  dhe Qeverisë që ka mbyllur hermetikisht dyert për dialog, SBASHK-u me keqardhje informon opinionin e gjerë  se janë harxhuar të gjitha mjetet sindikale dhe nuk kemi as një fije shprese se Kryeministri  do të ndryshoj  qasjen  dhe prandaj bazuar në Ligjin e grevave ne do të jemi të shtyrë t’ia plotësojmë  dëshirën Kryeministrit dhe Qeverisë  dhe shtatori, pa fajin tonë , shkollat nuk do t’i gjej me fillim të vitit shkollor e as me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, po me grevë të përgjithshme, që nga çerdhet e deri në Universitete.

Këtë nuk po e deklarojmë sa për të thënë diçka, por është vendim i Këshillit Drejtues dhe organeve  tjera  të SBASHK-ut, nëse deri në shtator nuk plotësohen kërkesat tashmë të njohura”, thuhet tutje në komunikatë.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë