SBASHK kundërshton mësimin tërëditor, një eksperiment tjetër nga MASHT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar lidhur me idenë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për procesin mësimor tërëditor.

SBASHK thekson se kjo ide nuk është e sotme dhe se kjo ka të bëjë me 29 shkollat në tërë Kosovën. Kjo sindikatë e kundërshton këtë iniciativë duke e quajtur eksperiment të MASHT.

Për mësimin tërë ditor Sindikata e Bashkuar bën thirrje që të shikohen gjitha praktikat në Evropë.

”Nuk janë mësimdhënësit e njejtë ata që mbajnë orët shtesë për nxënësit, për kuadro shtesë. Ky proces mësimor nuk është obligativ për gjithë nxënësit por ata shkojnë sipas prirjeve. Poashtu duhet krijohen edhe kushtet e nevojshme, kuzhinat shkollore dhe ambientet rekreative”, shkruan në reagimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

Kjo ishte provuar edhe para disa vitesh por u ndërpre në heshtje pas pakënaqësisë së prindërve.

Ndër të tjera SBASHK shton se kjo ide mund të realizohet në të ardhmen në Institucionet e Arsimit Para Universitar të Kosovës kur të krijohen gjitha kushtet e nevojshme, kur të sigurohet buxhet pë rekrutimin e kuadrove të reja.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.