SBAShK kërkon që punëtorët e arsimit të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor

18.06.2021

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencë dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku edhe i ka kërkuar që punëtorët e arsimit të vaksinohen kundër COVID-19 me prioritet dhe se ky proces të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22. Poashtu, kryetari i […]

SBAShK kërkon që punëtorët e arsimit të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencë dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku edhe i ka kërkuar që punëtorët e arsimit të vaksinohen kundër COVID-19 me prioritet dhe se ky proces të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22.

Poashtu, kryetari i SBAShK-ut i ka kërkuar ministrit Vitia funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj  falënderoj Ministrin Vitia  për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet  dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia.

Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj  iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase ky Ligj  është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen sipas dinamikës së paraparë.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha Bunjaku dhe koordinatoren për vaksinimin Arbëresha Nela kanë pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha.

Ministri Vitia ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe se do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë dhe sipas dinamikës së paraparë.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj falënderoj Ministrin Vitia për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia.

Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase ky Ligj është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë.

Ministri Vitia ka deklaruar se Ministria që ai drejton është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e proceduarat tjera që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë, por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse.