SBASHK: “As sot nuk u mbajt mësimi”

  • 30.03.2019, 20:50

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë gjatë muajit janar, sot do të duhej të ishte një ditë mësimi por kjo nuk ka ndodhur pasi që SBASHK-u e kundërshton një gjë të tillë

Përveç Ministrisë së Arsimit edhe Këshilli i prindërve në Prishtinë, është shprehur pro zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës 3 javëshe për arsye të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%.

Për zëvendësimin orëve, janë edhe mësimdhënësit e Këshillit iniciues të ciklit të klasave 1-5.

Zyrtari për Arsim në Komunën e Prishtinës, Fatos Osmani ka thënë për KTV, se e kanë përcjellë vendimin e ministrisë te të gjitha shkollat.

“Mbetet të shihet se si do të reflektojnë mësimdhënësit, vendimin e kujt do ta respektojnë, të MASHT-it apo të SBASHK-ut”, ka deklaruar Osmani.


Të tjera