Sasia e energjisë elektrike ishte rritur në fund të 2021-ës

15.02.2022

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 (TM4 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2.36 milion ton. Kurse, […]

Sasia e energjisë elektrike ishte rritur në fund të 2021-ës Foto: Ilustrim

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 (TM4 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2.36 milion ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është  1 833.05 GWh dhe energjia alternative është rreth 70.5 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë TM4 2021 Kosova ka importuar 900.7 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 548.2 GWh energji elektrike.

Në TM4 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 421.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 4.51%.

bilanci-i-energjise-ne-kosove-tm4-2021