Sanksione serioze: SHBA nuk e përjashton heqjen e bazës së Bondsteel’it nga Kosova

Refuzimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta dëgjuar këshillën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pezullimin e taksës, ka sjellur së fundmi edhe një delegacion të lartë të administratës amerikane për vizitë në vendin tonë.

Nga takimi që kanë zhvilluar dje delegacioni amerikan me liderët e shtetit dhe nga takimet që kanë vazhduar edhe sot, bëhet i ditur një detaj, i cili jep sinjalin e fundit që SHBA mund të vazhdojë me sanksione edhe më të mëdha – deri në mospërjashtimin e mundësisë së heqjes së bazës së Bondstilit në Kosovë.

Derisa Earth dhe Berkley kanë zhvilluar takime edhe gjatë ditës së sotme (e enjte) me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin – bashkëkryesues të Delegacionit Shtetëror me Serbinë, burime të Periskopit nga këto takime, kanë dhënë detaje lidhur me mesazhet që kanë sjellur dyshja e lartë amerikane në Prishtinë.

Kështu, kanë thënë se Earth dhe Berkley, veç tjerash u kanë thënë zyrtarëve kosovarë, se ‘në rast se vazhdon një refuzim i tillë siç po ndodh tani nga ana e palës kosovare, për pezullimin e taksës, amerikanët nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të largohen nga baza e Bondstilit në Kosovë’.

“Një nga mesazhet e tyre ka qenë edhe ai që amerikanët nuk e kanë përjashtuar mundësinë – që nëse vazhdon refuzimi i palës kosovare për pezullimin e taksës – ata nuk e përjashtojnë mnudësinë që të largohen edhe nga baza e Bondstilit”, ka thënë ky burim nga takimi.

Berkley është udhëheqës i Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve  nga takimet me liderë kosovarë, njëri nga zyrtarët amerikanë (që mund të jetë Berkley, pasiqë edhe është zyrtar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare v.j), ka deklaruar se ‘edhe ata mund të kenë rekomandime nga anëtarët e tyre të institucionit, që të shkohet me masa edhe më drastike ndaj Kosovës’.

“Atje (në Këshillin e Sigurisë Kombëtare), nesër mund të vije dikush me ndonjë propozim dhe të na thotë se mund ta heqim edhe bazën e Bondstilit nga Kosova. Sepse pyetja që lind këtu është: pse po refuzohemi nga një vend mik?”, ka thënë ai./Metro/

RAPORTO