Masat e qeverisë për mosmbajtjen e dasmave kanë irritur jo vetëm pronarët e sallave por edhe këngëtarët të cilët ditë më parë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar të lejohet mbajtja e dasmave që mbetet burim i rëndësishëm për shumë biznese të vogla e të mesme në gjithë Kosovën. 

Mirëpo që nga data 1 korrik 2020 të gjitha sallave të dasmave u lejohet veprimtaria, rrjedhimisht edhe biznesve që lidhen me ato si dhe pishinave.

Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit kryetari i Shoqatës Hotelieri dhe Turizëm, Visar Demolli, cili tha se këtë e ka të konfirmuar nga zv.kryeministri Besnik Tahiri.

SuharekaOnline ditë më parë kishte raportuar se vendimi për lejimin e dasmave pritej të merrej para datës 25 qershor.