Salih Zyba tregon pse nuk është pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje

24.10.2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk është pjesë e kryesisë së re të kësaj partie. Ai tha se ka vendosur që të mos kandidoj për të qenë pjesë e kryesisë së re, duke theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kontribute tjera. “Unë në mandatin paraprak nuk kam qenë pjesë e kryesisë, pjesë e […]

Salih Zyba tregon pse nuk është pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje Foto: Herolind Bytyçi | Hallka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, nuk është pjesë e kryesisë së re të kësaj partie.

Ai tha se ka vendosur që të mos kandidoj për të qenë pjesë e kryesisë së re, duke theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kontribute tjera.

“Unë në mandatin paraprak nuk kam qenë pjesë e kryesisë, pjesë e kryesisë kam qenë në mandatin e parë, por kontributi i jem në zgjedhje dhe në vazhdim do të jetë  jo veç i pamohueshëm, por edhe me obligimet që janë jo vetëm statusore por edhe kombëtare.

Konsideroj se kontributi jonë është me vlera të shumanshme  dhe nuk iu kam futë garës dhe nuk e kam pas ketë qëllim dhe angazhim”, tha ai për Front Online.

Për t’i pyetur se pse nuk janë pjesë e kryesisë së re të Lëvizjes Vetëvendosje, FrontOnline i ka dërguar pyetje Ministrit Aliu dhe deputetit Hyseni, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Më poshtë i gjeni të gjitha emrat që kanë marrë pozita partiake.

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim  – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan të dielën:

Mrika Limani Myrtaj

Dejona Mihaili

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi

Besnik Bislimi

Elvis Hoxha

Fatmire Mulhaxha Kollcaku

Fitore Pacolli

Hekuran Murati

Mytaher Haskuka

Saranda Bogujevci

Tinka Kurti

Vlora Haxhimehmedi

Xhelal Sveçla

Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

Albin Kurti, Kryetar i LV

Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

Alim Rama, Sekretari Organizativ

Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve

Albulena Haxhiu, GVV

Behar Jashari, RVV

Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së