Salih Zyba nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot gjatë ditës në hollin e kuvendit të Kosovës është regjistruar për Legjistraturën e VII.
Pasi që ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba ka vendosur që sot të regjistrohen si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa më 26 dhjetor presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive ku ata do të japin betimin.
Kujtojmë se Salih Zyba si kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor kishte marrur gjithsej 8 mijë e 225 vota, kësisoj duke u radhitur i 25-ti në listën e më të votuarëve të kësaj partie.