Salih Zyba regjistrohet si deputet në Kuvendin e Kosovës

17.03.2021

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetar i degës së LVV-së në Suharekë, Salih Zyba sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Pasi që ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba ka vendosur që sot të regjistrohen si deputet në Kuvendin […]

Salih Zyba regjistrohet si deputet në Kuvendin e Kosovës Foto: Ilustrim

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetar i degës së LVV-së në Suharekë, Salih Zyba sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Pasi që ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba ka vendosur që sot të regjistrohen si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa më 22 mars, u.d e presidentës, Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive ku ata do të japin betimin.

Kujtojmë se Salih Zyba si kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 14 shkurt, 2021, kishte marrur gjithsej 10,350 vota.