Salih Zyba Kryeson në Suharekë – Kandidati më i Votuar në Zgjedhje
Suhareka ka përcaktuar përfaqësuesit e saj në Kuvend pas përfundimit të numërimit të votave, ndërsa kandidati më i votuar nga të gjitha partitë del të jetë Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, me gjithsej 5,378 vota, duke kryesuar bindshëm listën e kandidatëve në këtë komunë.
Foto: Ilustrim
Përveç Zybes, nga radhët e VV-së janë zgjedhur deputetë edhe Albena Reshitaj, e cila ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, si dhe Hysen Durmishi, duke kompletuar përfaqësimin e kësaj partie nga Suhareka me tre deputetë.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mandatin e deputetit e ka siguruar Enver Hoxhaj, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet nga Albana Bytyqi.
Rezultatet tregojnë një mbështetje të fuqishme për Lëvizjen Vetëvendosje në Suharekë, me Salih Zyben si figurën më të votuar, ndërsa përfaqësimi plural në Kuvend pritet të ndikojë në avancimin e çështjeve dhe interesave të qytetarëve të kësaj komune në nivel qendror.
