Më 6 tetor qytetarët e Republikës së Kosovës me votën e tyre patën mundësinë për të votuar për partinë dhe deputetët në të cilët ata besojnë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit padyshim që kanë prodhuar një legjislaturë krejt ndryshe nga ato të mëparshmet dhe një rikonfigurim të skenës politike në vend duke nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin më të votuar.

E me rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje është rritur edhe përkrahja e kandidatit të kësaj partie nga Suhareka, Salih Zyba.

Zyba i cili në legjislaturën e fundit 2017-2019 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2010 kur edhe kishte kandiduar për herë të parë ka katërfishuar numrin e votave të fituara krahasuar me përkrahjen e marr në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 Salih Zyba kishte marrë gjithsej 1885 vota, në zgjedhjet e vitit 2014 2226 vota, në zgjedhjet e vitit 2017 5983 vota dhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2019 8241 vota ku 7400 i ka vota të rregullta, 580 vota nga diaspora edhe 261 vota me kusht.