Salih Zyba e Hysen Durmishi në homazhe në nder të aktivistit Arbënor Dehari

Salih Zyba e Hysen Durmishi në homazhe në nder të aktivistit Arbënor Dehari
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Lajme

Sot subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur ditën me homazhe në nder të aktivisitit, Arbënor Dehari.

Sot, kryeministri Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – dega Suharekë njëherish edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Salih Zyba si dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë̈ të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Arbënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest.

Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

RAPORTO