Salih Zyba e Hysen Durmishi flasin për protestën e përgjakshme të 10 shkurtit

14 vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje që aso kohe nuk funksiononte si parti politike, kishte organizuar njërën nga protestat më të mëdha që nga paslufta, kjo për të kundërshtuar negociatat e Kosovës me Serbinë, kundër Pakos së Ahtisarit.

Të ftuar në studion e SuharekaOnline, aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje, njëherit kandidatë për deputetë, Salih Zyba dhe Hysen Durmishi kanë folur rreth kësaj proteste, duke treguar për ngjarjet të cilat i kishin përjetuar ata personalisht por edhe bashkëpuntorët e tyre, raporton SuharekaOnline.

Sipas tyre të gjitha sulmet e thyerjet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje vetëm se e kanë forcuar atë.

Hysen Durmishi ka thënë se 14 vite më parë, e deri tash data e 10 shkurtit e ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për LVV-në por për të gjithë, sepse ishte organizuar një protestë e cila e kundërshtonte Pakon e Ahtisarit që në të ishin shumë padrejtësi që po i bëheshin popullit të Kosovës.

Durmishi ka thënë se ai aktivitet i LVV-së i cili ka qenë paqësor përfundoi me një projekt të UNMIK-ut dhe të strukturave tjera qeverisese të asaj kohe, ku i pritën me plumba gome, me vrasje e plagosje, e arrestime, duke u munduar që ta ndalonin zërin e qytetarit, kundërshtimin e qytetarit.

Gjithashtu ai ka treguar se pikat më problematike të kësaj pakoje ka qenë decentralizimi etnik, ku krijoheshim komuna multietnike dhe se qe ky ishte projekt i Beogradit që po vihej në zbatim të institucioneve tona të asaj kohe, pikë problematike kanë qenë edhe të drejtat shum të mëdha për komunitetet, ku ka përmendur shumicën e dyfishtë në Kuvend.

E që kjo shumicë tani po paraqet vështirësi në marrjen e vendimeve të rëndësishme të vendit. Problematikë tjetër ka qenë edhe trashëgimia kulturore ortodokëse e Kosovës, quhej ortdokëse serbe.

Ndërsa, Zyba në fjalën e tij lidhur me këtë protestë ndër tjerash ka thënë se kujtimet janë të freskëta sepse dhimbjet janë të mëdha.

”Kujtimet janë të freskëta sepse dhimbjet janë të mëdha, humbjet, përpjekjet për zërin qytetarë, përmes viktimave kuptojmë dhe jemi të vetdijshëm se çka provu ajo situatë për të cilën nuk ishte skenar apo qëllim i Vetëvendosjes, por ishte protestë paqësore” ka thënë Zyba për SuharekaOnline.

Zyba thotë se kontributi i LVV-së për atë organizim ka qenë i nevojshëm sepse padrejtësitë e kësaj pako i kanë vënë në pah dhe se i kanë kundërshtuar.

Tutje Durmishi ka treguar se në atë protestë janë përdorur plumba gome ku edhe kanë mbetur të vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë plagosur 83 pjesëmarrës të asaj proteste.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të protestës, ata kanë mbajtur konferencë për media për të treguar se çfarë ka ndodhur dhe menjëherë pas konferencës Durmishi tregon se ka ndërhyrë njesia speciale, ku edhe e kanë arrestuar Albin Kurtin.

”Pas konferencës ka intervenu njesiti special dhe Albinin e kanë arrestu në mënyrë të dhunshme dhe të gjithë neve që kemi qenë aty prezent, me armë të gjata na kanë shtrirë për toke, një aktiviste e jona, Shkurta Aliu e ka pas kokën e qarë nga boca e sprehut që e ka pas polici në dorë e që i ka mshu edhe e ka hedhë në tokë pavetdije” ka thënë Durmishi.

”S’kanë dashtë që të na arrestojnë neve të tjerëve, e kanë dashtë Albin Kurtin” ka shtuar ai.

Ndërsa, Salih Zyba thotë se pengesa ka qenë pa paparalajmrin e pa skenarë dhe aty është kuptuar se është e qëllimshme.

”Përdorimi i dhunës, mënyra e përdorimit, fillimisht gazi e që nënkupton më pak se 10 sekonda dhe përdorimi i plumbave të gomës që në praktika nuk përdorën për të njëjten kohë dhe për të njejtin qëllim, sepse turmat shpërndahen gaz me distancë dhe me thirrje të tjera” ka thënë Zyba.

Zyba tregon se qëllimi i policisë ka qenë që të friksonin qytetarët andaj edhe i kanë sulmuar me qëllim që ata të mos vazhdonin më aktivitetin, ku thotë se në shumicën e herave është sulmuar qytetari e jo organizatori.

E nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se presin drejtësi për 10 shkurtin sepse nga ajo datë janë dy të vrarë e dhjetra të plagosur.

RAPORTO