Sot në Kuvendin e Kosovës është konstituuar Komisioni për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky komision do të udhëhiqet nga Fatmir Xhelili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cila tha se komisioni përveç mbikëqyrjes me ligj do ta bëjë hetimin e AKI-së.

“Mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së AKI-së. Komisionin është përgjegjës për fushëveprimtarit e Agjencisë. Është specifik në fond, por në bazë të bashkëpunimit mundemi me pas si qasje në bazë të nevojës”.

“Përpos mbikëqyrjes edhe hetimin e agjencionit. Do të bashkëpunojmë me organizata tjera qoftë vendore dhe ndërkombëtare për sigurinë”, u shpreh Xhelili.

Anëtarët e tjerë të saj janë Mefail Bajqinovci, Salih Zyba dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje, Lirije Kajtazi e LDK’së, Gazmend Bytyqi nga PDK’ja, Gazmend Syla i AAK-së, Endrit Shala nga Nisma, Slavko Simiq i Listës Serbe, Rasim Demiri nga 6plus.