Aktuale

Sali Zyba: PDK është partia e katërt dhe nuk flasim për parti të vogla

I ftuar në emisionin Frontal në T7, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sali Zyba dhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu janë përplasur për subjektet e tyre.

Deputeti Zyba ka thënë se duke u bazuar në të gjitha matjet e sondazheve PDK e Kadri Veselit nuk renditet në tri partitë e para në Republikën e Kosovës.

“PDK nuk është as partia e parë, as e dyta, as e treta. Është parti e katërt dhe nuk flasim për subjekte të vogla” , ka thënë Zyba.

E kjo e ka irrituar deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu ku sipas saj partisë së saj renditjen ia jep vetëm elektorati i saj, e që siç shprehet deputetja, nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë.

Tutje Musliu ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës do ti fitojë zgjedhjet dhe se në zgjedhje po shkojnë shumë të relaksuar duke thënë se kryeministër do të jetë Kadri Veseli.

Deputetja thotë se PDK po shkon në zgjedhje shumë e relaksuar dhe se është e sigurt se do t’i fitojnë ato.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.