Sali Asllanaj dhe drejtorët mohojnë akuzat, ish-drejtori ‘nuk ka para’ për avokat

19.11.2018

Të pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë deklaruar edhe dy të akuzuarit e tjerë në këtë rast, ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Sherif Berisha, si dhe drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari. Sali Asllanaj, ish – kryetar i Suharekës tash i angazhuar këshilltar i LDK-së në asamblenë komunale, pas leximit të aktakuzës, […]

Sali Asllanaj dhe drejtorët mohojnë akuzat, ish-drejtori ‘nuk ka para’ për avokat Foto: Ilustrim

Të pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë deklaruar edhe dy të akuzuarit e tjerë në këtë rast, ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Sherif Berisha, si dhe drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari.

Sali Asllanaj, ish – kryetar i Suharekës tash i angazhuar këshilltar i LDK-së në asamblenë komunale, pas leximit të aktakuzës, në pyetjen e gjyqtarit Artan Sejrani se a e pranon fajësinë për veprat penale që ngarkohet sipas aktakuzës, i njëjti shkurt u deklarua me ”Jo”.

I akuzuari Sherif Berisha, ish – Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Suharekë, tashmë i papunë, theksoi se është i gjendjes së dobët ekonomike, andaj kërkoi nga gjykata t’i caktojë një avokat sipas detyrës zyrtare.

Gjyqtari Artan Sejrani, caktoi datën 21 dhjetor, kur do të mbahet shqyrtimi i dytë, deri kur mbrojtësit e të akuzuarve avokatët Sehad Halitaj, avokat Brahim Sopa, dhe avokat Blerim Bajrami kanë afat t’i paraqesin kundërshtimet e tyre për provat dhe mund të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës.