Herolind Bytyçi
15.05.2019, 10:42

Sadri Rexhaj ka mbetur i palëvizshëm nga një aksident në punë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Sadri Rexhaj, i lindur më 1978 ka nevojë për ndihëm tuaj. Sipas familjarëve të Rexhajt, ai ka pësuar aksident në punë, dhe për pasojë ka lënduar palcën kurrizore, duke mbetur i palëvizshëm.

Sipas familjarëve të tij, Sadriu që 3 muaj është duke u dergjur nëpër spitalet e Kosovës, ku ka pësuar shumë infeksione intra spitalore, postraumatike dekobit (i është qelur trupi varre), gjë që i është keqësuar gjendja, dhe në pamundësi të shërohet këtu ai është dërguar jashtë vendi.

Familjarët, për shkak të pamundësisë që t’i mbulojnë shpenzimet, kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët.

LEXO PO ASHTU:  Universitetet e paakredituara kanë një vit afat të ngritin cilësinë