09.10.2019, 10:37

Sa vota mori Enver Hoxhaj në Suharekë

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka marrë një numër të madh votash në vendlindjen e tij në Suharekë.

Hoxhaj në Suharekë ka dal si personi i dytë më i votuar brenda PDK-së, kështu duke u renditur i dyti pas Kadri Veselit.

Veseli në Suharekë ka marrë 3484 vota, kurse pas tij vjen menjëherë Enver Hoxhaj me 2184 vota.

Kujtojmë se PDK në Suharekë ka dalë si partia e tretë më e votuar.

LEXO EDHE:  Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.