Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

30.05.2024

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të Kosovës të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani në vitet e fundit.

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP Foto: Ilustrim

Të dhënat janë për vitin 2019, 2020, 2021, 2022 dhe deri në shtator të 2023-së.

GAP-i ka publikuar këto statistika duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në vitin 2019, të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë 14,582 shtetas të Kosovës, në vitin 2020 janë 14,781, në vitin 2021 janë punësuar 14,786, në vitin 2022 janë punësuar 14,786, ndërkaq deri në shtator 2023 janë punësuar 9,091.

GAP po ashtu ka publikuar të dhënat edhe për punësimin në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.