Sa është e sigurt të udhëtosh me avion gjatë pandemisë me COVID-19?!

12.07.2020

Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se të ulesh në një hapësirë ​​të mbyllur për periudhë të gjatë do të merrje infeksionin patjetër, kryeinxhinieri në gjigantin e hapësirës ajrore Airbus insiston se nuk është kështu. Jean-Brice Dumont argumenton se mënyra se si janë dizajnuar avionët modernë do të thotë që ajri është thelbësisht i […]

Sa është e sigurt të udhëtosh me avion gjatë pandemisë me COVID-19?! Foto: Ilustrim

Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se të ulesh në një hapësirë ​​të mbyllur për periudhë të gjatë do të merrje infeksionin patjetër, kryeinxhinieri në gjigantin e hapësirës ajrore Airbus insiston se nuk është kështu.

Jean-Brice Dumont argumenton se mënyra se si janë dizajnuar avionët modernë do të thotë që ajri është thelbësisht i pastër.  “Do dy deri në tre minuta, matematikisht, i gjithë ajri zëvendësohet,” thotë ai.  “Kjo do të thotë 20 deri në 30 herë në orë, ajri përreth jush zëvendësohet plotësisht” shkruan SuharekaOnline.

E thënë thjesht, ajri mblidhet nga jashtë aeroplanit, normalisht përmes motorit, dhe përzihet me ajër të ricikluar nga kabina.

Ajri i ricikluar, i cili ripërdoret pjesërisht për të mbajtur temperaturën dhe lagështinë në nivele normale, kalohet përmes filtrave HEPA (ajër grimcash me efikasitet të lartë) që janë të ngjashëm me ato të përdorura në spitale.  Virusi Covid-19 është rreth 125 nanometra në diametër (një nanometër është një miliardtë e një metri) dhe është brenda intervalit të madhësisë së grimcave që kapin filtrat HEPA – 10 nanometra dhe më lart.

Z. Dumont thotë: “Filtrat HEPA kanë standarde, dhe standardet që ne përdorim në aviacionin tregtar janë ndër standardet më të larta. Ata filtrojnë 99.97% të grimcave (grimcave të vogla) të madhësisë së Covid-19.”

Rrjedha e ajrit në vetvete, shpjegon ai, është krijuar gjithashtu për të minimizuar rreziqet e infeksionit.
 “Ajri rrjedh vertikalisht. Nga lart kokës tuaj dhe evakuohet nga poshtë këmbëve. Kjo bën që niveli i përhapjes së çdo gjëje në ajër të jetë mjaft i kufizuar. Kështu që një pasagjer nga rreshti një, për shembull, nuk mund të kontaminojë dikë në rreshtin 20”.

Por a mjafton kjo?  Kjo rrjedhje e rregullt e ajrit, nga lart poshtë, mund të prishet nga pasagjerët duke lënë vendet e tyre ose ekuipazhin e kabinës duke lëvizur lart e poshtë avionit, duke ndryshuar kështu rrugën e çdo grimce të ajrit.

Por virologu Dr Tang nuk pajtohet: “Problemi është se nëse jeni ulur pranë dikujt – 0.6 metra në ekonomi klas, të themi – dikush kollitet dhe teshtit në atë zonë, dhe spërkalat do të arrijnë te ju para se të kenë arritur sistemin e filtrimit “.