Rrugës për në SHBA Ramush Haradinaj mbetet pa funksion

03.02.2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një debati të gjatë kanë votuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës. Për dallim nga deputetët opozitar të kuvendit që kanë folur gjatë kundër qeverisë Kurti kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjendet rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ramush Haradinaj do të marr pjesë në Lutjet e […]

Rrugës për në SHBA Ramush Haradinaj mbetet pa funksion Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një debati të gjatë kanë votuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës.

Për dallim nga deputetët opozitar të kuvendit që kanë folur gjatë kundër qeverisë Kurti kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjendet rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ramush Haradinaj do të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit dhe në takime të parapara me zyrtarë shtetërorë amerikanë.

Por përderisa Haradinaj gjendet rrugës për në SHBA, Kosova është bërë me kryeministër të ri gjë që Haradinajn e lë pa funksion.