Rroga më e vogël e mësimdhënësit do të ishte rreth 620 euro nëse do të rritej koeficienti i pagave në 30%

  • 23.01.2019
Rroga më e vogël e mësimdhënësit do të ishte rreth 620 euro nëse do të rritej koeficienti i pagave në 30%

Kjo javë është java e dytë e grevës, e organizuar nga SBAShK-u për arsye të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%, por Qeveria e Kosovës nuk po merr masa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i kishte ofruar një ofertë SBAShK-ut, që ti dhurohen 20 milionë euro, por kjo sindikatë nuk e pranoi këtë ofertë.

Duke shikuar me kujdes, projektligjin për pagat, thuhet se paga më e vogël e një mësimdhënësi të institucionit parashkollorë, që i bie të ketë pagën 454 euro, nëse e kthejmë në koeficient thuhet se është 1.9.


Po ashtu, duke shikuar rrogat më të mëdha të mësimdhënësve, është ajo e profesorit të rregullt universitar, ku thuhet se rroga e tyre është rreth 1,4841 euro.

Ndërsa rroga e një profesorit të asocuar universitar, rroga e tij është 1,242 euro, profesori asistent 1,195 euro.

Kthehemi, tek shkolla e mesme ku rroga e një profesori të shkollës së mesme është 549 euro, kurse mësimdhënësi në shkollën fillore rroga e tij është 478 euro.

Sipas projektligjit për pagat, drejtorët e shkollave fillore rroga e tyre është 597 euro, kurse i zv. drejtorit rroge e tij është 549 euro, këto statistika i bëri të ditur RTV Dukagjini, raportoi Telegrafi.

Por, Mësimdhënësit nuk pajtohen me këto koeficientë, ata dëshirojnë rritjen e koeficientit deri në 30%.

Nëse do të i kalkulonim rrogat e profesorëve të universitetit nëse do të ishte koeficienti në 30%, rroga e profesorit të rregullut do të ishte 1,720 Euro, rroga e profesorit të asocuar do të ishte 1.481 Euro, rroga e profesorit asistent do të ishte 1.434 euro, dhe rroga e ligjëruesit të universitetit do të ishte 1.314 euro.

Kurse rrogat e profesorëve të shkollës së mesme, mësimdhënësve të shkollave fillore, dhe drejtorëve të shkollave fillore, dhe zv. drejtorat nëse do të ishte koeficienti në 30%, rroga e profesorit të shkollës së mesme do të ishte 788 euro, rroga e një mësimdhënësi në shkollën fillore do të ishte 621 euro, rroga e drejtorit të shkollës fillore do të ishte 836 euro, dhe rroga e zëvendës drejtorit do të ishte 788 euro.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë