Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon që TVSH-ja të mbetet 8% dhe të mos kthehet në 18%

22.12.2021

Këtë kërkesë ajo tha se e kanë dërguar edhe në Ministrinë e Financave, por se ende s’kanë marrë ndonjë përgjigje, njofton Klan Kosova. “Kërkesa është që në kuadër të Ligjit të Rimëkëmbjes, neni 7, që ka plotësim-ndryshim të ligjit të TVSH-së, ku norma e përshkallëzuar prej 18% në 8% për sektorin e horekës të vazhdojë […]

Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon që TVSH-ja të mbetet 8% dhe të mos kthehet në 18% Foto: Ilustrim

Këtë kërkesë ajo tha se e kanë dërguar edhe në Ministrinë e Financave, por se ende s’kanë marrë ndonjë përgjigje, njofton Klan Kosova.

“Kërkesa është që në kuadër të Ligjit të Rimëkëmbjes, neni 7, që ka plotësim-ndryshim të ligjit të TVSH-së, ku norma e përshkallëzuar prej 18% në 8% për sektorin e horekës të vazhdojë edhe për një vit, si dhe në fund të vitit 2022 të rishikohet edhe njëherë. Kjo është kërkesa jonë eksplicite”.

Metaj-Shaqiri, në Info Magazine, ka thënë se situata në terren me koronavirusin nuk është e mirë dhe çdo masë e re parandaluese që ndërmerret, ndikon drejtpërdrejt në këtë sektor.

“Kjo shkon zinxhir, sepse shpenzimet operative do të rriten për 10% te secili biznes dhe prapë do të vazhdojë mbijetesa te sektori i horekës, për arsye që ka me pasë obligime shtesë. Pra, furnizimet i kemi blerë më shtrenjtë dhe ka me qenë shumë vështirë të operosh me lëvizjen e kufizuar, me katër persona në tavolinë, me tarracat e hapura mbyllur. Kjo ndikon padyshim në reduktim të punëtorëve”.

Ajo ka thënë se ky sektor u godit shumë nga pandemia dhe vendimet e njëpasnjëshme për kufizime kanë ndikuar shumë, qoftë në të bërit biznes, qoftë në performancë të kompanisë.

“Ka pasur edhe stimuj të caktuar prej qeverisë që kanë ndihmuar në këtë mbijetesë të operatorëve ekonomikë. Kanë qenë të duhura, por mund të bëhet edhe më shumë, sidomos tash kur ligjet janë në përfundim”.

Metaj-Shaqiri tha se edhe vendet evropiane dhe ato të rajonit e kanë vazhduar të paktën edhe për një vit përqindjen më të ulët të TVSH-së për shkak të situatës së paqëndrueshme.