Rritjet e çmimeve, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të martën
Kështu ka bërë të ditur Mimoza Kusari-Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) para mediave pas mbledhjes së Kryesisë. “Kemi kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës për debat parlamentar që mbahet nesër në orën 11:00 për rritjen e çmimeve dhe situatën aktuale të krijuar”, tha Kusari-Lila. LEXO EDHE: Hykmete Bajrami: Grantet për familjarët […]
Kështu ka bërë të ditur Mimoza Kusari-Lila, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) para mediave pas mbledhjes së Kryesisë.
“Kemi kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës për debat parlamentar që mbahet nesër në orën 11:00 për rritjen e çmimeve dhe situatën aktuale të krijuar”, tha Kusari-Lila.
Gjithashtu, shefja e GP të VV-së ka theksuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka caktuar edhe një seancë tjetër për ditën e mërkurë, kjo me pikat e papërfunduara të rendit të ditës nga punimet parlamentare nga seancat e mëhershme.