Megjithatë, nga e premtja priten ndryshime me riga shiu, ndërsa fundjava do të sjellë ulje temperaturash dhe mundësi për reshje të borës.
Dita do të jetë kryesisht me vranësira dhe intervale të shkurtra diellore. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, sidomos në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë nga verilindja.
Mot i ngjashëm me atë të së hënës, me vranësira dhe diell. Në mëngjes sërish ka mundësi për mjegull. Temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Mot i vranët dhe intervale diellore do të mbizotërojë edhe të mërkurën. Në mëngjes parashihen mjegulla dhe vranësira më të dendura rreth zonave malore. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Pothuajse të njëjtat kushte atmosferike do të jenë edhe të enjten. Në mëngjes mjegulla pritet të jetë prezente në shumë zona të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s.
Moti ndryshon dukshëm të premten, me vranësira të dendura dhe riga shiu në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
IHMK ka paralajmëruar ulje temperaturash në fundjavë, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme, me mundësi për riga shiu dhe fjolla bore në disa zona.