Rritje e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, paralajmërohet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë

04.03.2022

Ndër ekonomitë e shteteve që po preken nga një krizë e tillë është edhe ekonomia e Kosovës, kësisoj duke bërë shtrenjtimin e produkteve të ndryshme, si nga ato ushqimore e deri tek derivatet e naftës, të cilat po shtrenjtohen çdo ditë. Ditëve të fundit në Kosovë janë duke u ngritur vazhdimisht çmimet e karburanteve, ku […]

Rritje e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, paralajmërohet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë Foto: Ilustrim

Ndër ekonomitë e shteteve që po preken nga një krizë e tillë është edhe ekonomia e Kosovës, kësisoj duke bërë shtrenjtimin e produkteve të ndryshme, si nga ato ushqimore e deri tek derivatet e naftës, të cilat po shtrenjtohen çdo ditë.

Ditëve të fundit në Kosovë janë duke u ngritur vazhdimisht çmimet e karburanteve, ku prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vendin tonë janë ngritur për 10 centë në litër.

Ndonëse çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë arritur deri në 1 euro e 50 centë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se çmimet e karburanteve pritet që të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë.

Ai tha se organizata prodhuese OPEK ka reduktuar prodhimin dhe se lufta e cila është duke u zhvilluar në Ukrainë, sipas tij këto kanë bërë që në histori të mos ketë çmime kaq të larta siç janë deri më tani.

“Çmimet dje kanë qenë 1 euro e 40 centë, sot kanë mbërri 1 euro e 50 centë. Ka pasur rritje ekstreme. Për qytetarët tonë këto çmime janë shumë të shtrenjta, por kjo nuk po varet prej neve, kjo po ndodhë në tërë botën. Sot, çmimi i naftës është 1 euro e 45 centë, benzinës 1 euro e 50 centë. Deri tash kur jeni duke folur çmimet janë për 50 dollarë në ton duke u shtrenjtuar. Për momentin nuk ka të ndalur. Kjo është duke ndodhur në gjithë botën.

Organizata prodhuese OPEK ka reduktuar prodhimin, dhe lufta e cila është duke u zhvilluar në Ukrainë, këto kanë bërë që në histori të mos ketë çmime kaq të larta siç janë deri më tani… Siç është duke vazhduar trendi, tek ne çmimet do të bëhen 1.70 centë deri 1.80 centë, ndërsa në vendet në rajon, në Shqipëri dhe Serbi do të arrijë deri 2.50 centë”, thekson ai për KosovaPress.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për caktimin e çmimeve shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

Qeveria e Kosovës më 2 shkurt, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës, ka caktuar marzhën tregtare.

Ky vendim përcakton që te shitësit me shumicë, marzha më e lartë tregtare të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.

Vendimi i Qeverisë ka hyrë në fuqi më 3 mars dhe do të jetë në fuqi deri më 31 maj 2022.