Rritje e rasteve pozitive me COVID-19: 1,291 raste aktive dhe 649 viktima

14.10.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive. Sipas statistikave të IKSHPK-së thuhet […]

Rritje e rasteve pozitive me COVID-19: 1,291 raste aktive dhe 649 viktima Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive.

Sipas statistikave të IKSHPK-së thuhet se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë), duke e arritur numrin total të viktimave në 649, njofton SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 16,345 raste nga 75,973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,291.

Kujtojmë se dje nga IKSHPK-ja është identifikuar një rast pozitiv në Komunën e Suharekës, saktësisht me vendbanim në fshatin Greikocë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa rastet tjera pozitive vijnë nga këto komuna: Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime dhe Skenderaj.

Pas rritjës së rasteve të infektuara me COVID-19, Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i kthehet orarit të punës përsëri me nga 12 orë dhe kërkon nga qytetarët që të mos mbajnë tubime çfardo qofshin ato.

“Nga nesër do të jenë në teren edhe 75 inspektorë sanitar, ndërsa nga Policia e Kosovës do të kërkojmë kthim të orarit të punës nga 12 orë në ditë” ka thënë Zemaj.