Rritje e numrit të infektuarve me COVID-19, Zemaj: Shteti duhet të jetë i hapur

26.10.2020

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, ditëve të fundit është theksuar në të gjithë Evropën, në shumë shtete pritet karantina përsëri. Por një vendim i tillë nuk është i dëshirueshëm në Kosovë edhe pse numri i të infektuarve me COVID-19 ka rritje të vazhdueshme ditëve të fundit. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes […]

Rritje e numrit të infektuarve me COVID-19, Zemaj: Shteti duhet të jetë i hapur Foto: Ilustrim

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, ditëve të fundit është theksuar në të gjithë Evropën, në shumë shtete pritet karantina përsëri.

Por një vendim i tillë nuk është i dëshirueshëm në Kosovë edhe pse numri i të infektuarve me COVID-19 ka rritje të vazhdueshme ditëve të fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka thënë se shteti i Kosovës duhet të jetë i hapur, nxënësit duhet të shkojnë në shkolla dhe bizneset duhet të vazhdojnë punën e të mos dëmtohen edhe më shumë.

“Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijonë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar” tha Zemaj.

Ai gjithashtu tha se duhet të vazhdojmë fuqishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë, bashkë kundër pandemisë.

Sipas ministrit Zemaj zëri i ekspertëve të vazhdoj të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato.

Në të kundërtën ata që shkelin masat anti Covid- 19 do të dënohen.

“Duhet të zbatohet në përpikmëri Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit” tha Zemaj.