Rritje alarmante të rasteve me COVID-19 në Kosovë, mbi 200 raste në 24 orët e fundit

02.07.2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 736 testime, ndërsa janë shëruar 38 pacientë. Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur. Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 897. MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 71 persona. Numri i të vaksinuarve me dy dozat […]

Rritje alarmante të rasteve me COVID-19 në Kosovë, mbi 200 raste në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 736 testime, ndërsa janë shëruar 38 pacientë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 897.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 71 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.765, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.262.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.686.