Rritja e vazhdueshme e numrit të infektuarve me COVID-19, kjo është gjendja nëpër spitale

02.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ka vazhduar edhe në dy ditët e para të muajit prill të këtij viti, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Me rritjen e numri të infektuarve me COVID-19, në Kosovë është rritur dukshëm edhe numri i të spitalizuarve, shkruan […]

Rritja e vazhdueshme e numrit të infektuarve me COVID-19, kjo është gjendja nëpër spitale Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ka vazhduar edhe në dy ditët e para të muajit prill të këtij viti, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Me rritjen e numri të infektuarve me COVID-19, në Kosovë është rritur dukshëm edhe numri i të spitalizuarve, shkruan SuharekaOnline.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 903 pacientë, prej tyre 763 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 81 pacientë janë të dyshuar dhe janë në pritje të rezultateve, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 699 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në të gjitha spitalet rajonale po trajtohen 533 pacient, nga raporti i SHSKUK-së figuron se Spitali Rajonal i Prizrenit është më i ngarkuari ku aktualisht janë duke u trajtuar 124 pacientë.

Njoftimi i plotë:

903 pacientë të hospitalizuar, 763 të konfirmuar me COVID-19

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 903 pacientë, në saje të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 2 prill 2021.

763 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

699 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 370 pacientë:

330 të konfirmuar me Sars Cov-2

18 në gjendje të rënduar

318 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 82 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 52 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 533 pacientë:

433- të konfirmuar pozitivë

17- në gjendje të rënduar shëndetësore

381- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 124 pacientë

Spitali i Gjakovës, 91 pacientë

Spitali i Pejës, 79 pacientë

Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë