Rritja e vazhdueshme e numrit të infektuarve me COVID-19, kjo është gjendja nëpër spitale

09.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë ditës së enjte përsori ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e kaluara. Poashtu edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vazhdon ende të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i […]

Rritja e vazhdueshme e numrit të infektuarve me COVID-19, kjo është gjendja nëpër spitale Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë ditës së enjte përsori ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e kaluara.

Poashtu edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vazhdon ende të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportin e punës të datës 8 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 903 pacientë, prej tyre 739 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 57 pacientë janë të dyshuar në pritje të rezultateve, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 689 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 527 pacient, prej të cilëve 417 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Në bazë të statistikave të SHSKUK-së figuron se spitali i Gjilanit është më i ngarkuari, në të cilin janë duke u trajtuar 116, ndërsa në atë të Prizrenit janë duke u trajtuar 111, numër ky më i vogël se në ditët e kaluara.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen trajtuar 903 pacientë, në saje të raportit të punës për datën 8 prill 2021.
739 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
57 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve
37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
689 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 376 pacientë:
322, të konfirmuar me Sars Cov-2
16, në gjendje të rënduar
306, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 116 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 81 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 21 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 527 pacientë:
417- të konfirmuar pozitivë
21- në gjendje të rënduar shëndetësore
383- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 111 pacientë
Spitali i Gjakovës, 76 pacientë
Spitali i Pejës, 86 pacientë
Spitali i Gjilanit, 116 pacientë
Spitali i Ferizajt, 68 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë