Rritja e rasteve të infektimeve, sot shqyrtohen masat e reja anti-COVID

20.01.2022

Si shkak i përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend, gjatë ditës së sotme pritet të rishikohen masat anti-COVID që janë në fuqi dhe se të merret vendim nëse do të ketë masa të reja. Në Ministrinë e Shëndetësisë sot do të mblidhen Komiteti për Koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, po ashtu do të […]

Rritja e rasteve të infektimeve, sot shqyrtohen masat e reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Si shkak i përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend, gjatë ditës së sotme pritet të rishikohen masat anti-COVID që janë në fuqi dhe se të merret vendim nëse do të ketë masa të reja.

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot do të mblidhen Komiteti për Koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, po ashtu do të merrë pjesë edhe Komisioni Këshillëdhënës si dhe të gjithë akterët të tjerë që kanë të bëjnë lidhur me menaxhimin, kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Aty pritet të hidhen rekomandime për të propozuar masa të reja, karshi situatës epidemiologjike, të cilat më pas pritet të miratohen nga kabineti qeveritar.