Rritja e rasteve të dhunës në familje, Sveçla: Gjendja është realitet i padëshiruar dhe thirrje për reflektim

29.11.2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se dhuna në familje nuk është një problem privat që kërkon zgjidhje a pajtim mes palëve, por kërkon trajtim të shpejtë dhe efikas nga të gjithë akterët shtetërorë. Sipas tij, sa herë është provuar të ndodhë kjo e para, pra të trajtohet si problem privat e […]

Rritja e rasteve të dhunës në familje, Sveçla: Gjendja është realitet i padëshiruar dhe thirrje për reflektim Foto: Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se dhuna në familje nuk është një problem privat që kërkon zgjidhje a pajtim mes palëve, por kërkon trajtim të shpejtë dhe efikas nga të gjithë akterët shtetërorë.

Sipas tij, sa herë është provuar të ndodhë kjo e para, pra të trajtohet si problem privat e të pajtohen palët, gruaja është vrarë.

Këto deklarata Sveçla i ka bërë të martën, teksa ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kandër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.

“Gjatë vitit 2021, janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, kurse deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, ka theksuar ai.

Ai tutje ka shtuar se kjo gjendje është realitet i padëshiruar, por është edhe thirrje për reflektim e angazhim kolektiv që të mos ketë as edhe një viktimë më shumë.

Ministri Sveçla ka vënë në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, janë angazhuar dhe të përkushtuar që kjo dukuri shqetësuese të trajtohet me seriozitet dhe prioritet, gjithnjë në bashkërendim të aktiviteteve dhe në një front të përbashkët me institucionet përgjegjëse, partnerët, shoqërinë civile dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët.

“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektor dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme. Ajo vepron në nivel Qendror në kuadër të Sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”.

Në fund ministri Sveçla ka theksuar se duke pasur parasysh që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore janë fenomene në rritje, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve institucionalë është jetik, andaj “duhet të thellohet edhe më shumë që secila vajzë dhe secila grua të jetojë dhe veprojë në vendin tonë e lirë dhe e sigurte”. /telegrafi/

Rikujtojmë se nga janari i këtij viti deri në muajin nëntor në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 53 raste të dhunës, ku viktimat kanë qenë të gjinisë femore, kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj.

Sylaj poashtu ka treguar se duke e krahasuar numrin e raporteve të këtij viti me atë të vitit 2021(periudha janar-nëntor), rezulton se rastet e dhunës në familje fatmirësisht kanë shënuar rënie.

Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se në vitin 2021 nga muaji janar deri në atë nëntor në Stacionin Policor në Suharekë gjithsej janë raportuar 65 raste të tilla.

Nga të dhënat që ruan në arkiv SuharekaOnline rikujton se në vitin 2020 në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 51 raste të dhunës në familje, ku kryesisht numri më i madh i viktimave kanë qenë të gjinisë femërore.