Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte ka zhvilluar një takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral majo, Michele Risi.

Zemaj u shprehë se duke e parë rritjen e rasteve pozitive, do të jetë i detyruar të ashpërsojë masat kundër COVID-19.

Në takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19.

Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat. Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

E falenderova Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës.

Të veprojmë menjëherë, duke shmangur levizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid!” ka njoftuar Zemaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.