Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, kjo është gjendja nëpër Spitalet e Kosovës

01.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë edhe gjatë kësaj jave ka vazhduar me shifra të mëdha, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili çdo ditë po raporton për qindra të infektuar me këtë virus. Me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19, po […]

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, kjo është gjendja nëpër Spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë edhe gjatë kësaj jave ka vazhduar me shifra të mëdha, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili çdo ditë po raporton për qindra të infektuar me këtë virus.

Me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19, po rritet edhe numri i të spitalizuarve, shkruan SuharekaOnline.

Nga të gjitha spitalet rajonale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, kështu po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), ku kanë njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 122 pacientë.

Ndërsa, numri total i të spitalizuarve në QKUK dhe spitalet rajonale aktualisht është 900, prej tyre 749 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitiv, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Në ShSKUK po trajtohen 900 pacientë

Bazuar në raportin e datës 1 Prill 2021, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 900 pacientë.

749 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë15 prej tyre në gjendje të rënduar323 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë320 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 115 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 85 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno) 49 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 86 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 536 pacientët

18 prej tyre në gjendje të rënduar

433 të konfirmuar pozitivë387 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,122 pacientë

Spitali i Gjakovës,95 pacientë

Spitali i Pejës , 83 pacientë

Spitali i Gjilanit, 106 pacientë

Spitali i Ferizajt, 66 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë