Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, kjo është gjendja në Spitalet e Kosovës

27.03.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19, javën që po lëmë pas ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara, kjo po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Poashtu ditëve të fundit është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, shkruan SuharekaOnline. […]

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, kjo është gjendja në Spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19, javën që po lëmë pas ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara, kjo po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Poashtu ditëve të fundit është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

Nga të gjitha spitalet rajonale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, kështu po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), ku kanë njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 121 pacientë.

Ndërsa, numri total i të spitalizuarve në QKUK dhe spitalet rajonale është 868, prej të cilëve 720 janë të konfimruar pozitiv me COVID-19, 148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 670 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Në ShSKUK po trajtohen 868 pacientë nga coronavirusi

Bazuar në raportin e datës 26 mars 2021, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 868 pacientë.

720 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

670 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë 13 prej tyre në gjendje të rënduar 288të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 294 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 24 pacientëKlinika e Pulmologjisë 82 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë, 19 prej tyre në gjendje të rënduar

432 të konfirmuar pozitivë, 376 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 121 pacientë

Spitali i Gjakovës, 105 pacientë

Spitali i Pejës, 69 pacientë

Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 34 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë